Nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike, reagon Enti Rregullator
Enti Rregullator i Energjisë ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për t’u tërhequr nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që konsumojnë mbi 800 kë.
Sipas ERE, vendimi i marrë prej saj në mbledhjen e saj të fundit për rritjen e çmimit është ende i aplikueshëm për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022, por duke qenë se qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike, atëherë çmimet do të rishikohen periodikisht.
Për të hequr fashën, ERE duhet të bëjë një tjetër mbledhje, ku duhet të shprehet me vendim pasi të marrë në shqyrtim kërkesën e re që do t’i dërgojë Furnizuesi i Shërbimit Universal, me argumentin se përse duhet të ndryshohet vendimi i parë.
Deri në këto momente FSHU është shprehur se kostot e rritura, duhet t’i mbulojë dikush që në këtë rast barra i bie qeverisë për të marrë një vendim për kompensimin.