”Nuk doja ta vrisja”, dëshmia e vrasësit të shqiptarit

Disa ditë pas vrasjes së shqiptarit Albert Bako, shqiptari i akuzuar për vrasjen e tij në qeli ka dalë para gjyqit për vrasjen e avokatit Mikalis Zafiropulos.

Gjatë fjalës së tij në gjyq, shqiptari Mikel Kastrioti dëshmoi edhe lidhur me vrasjen e Bakos në burgun e Athinës. Kastrioti tha se nuk donte aq larg sa ta vriste pasi vetëm donte që ta lëndonte pak bashkëkombasin e tij. Në gjyq mes të burgosurve të përfshirë në vrasjen e Bakos ishte edhe i burgosuri grek, Aristides Floros, por ai refuzoi që të dëshmonte.

Ndërsa dy të pandehurit e tjerë të akuzuar për vrasjen e avokatit Zafiropulos, Klodjan Lekoçi dhe Oldi Dulçe, kanë mohuar katër veprat që drejtësia greke u ka bërë atyre lidhur me vrasjen e avokatit disa vite më parë. Për shkak të mungesës së dëshmitarëve gjyqi u shty për më 23 janar. Albert Bako u vra në burgun e Athinës më 14 janar, nga një shqiptar dhe një grek.

Swiss Digital Desktop Reklama

Albert Bako është i njohur në botën e krimit në Geqi. Ai ishte i dënuar për sulmin që bëri në Mikrolimano në një lokal në nëntor të vitit 2014, ku u plagosën 14 persona dhe shkaku I konfliktit ishte një kërcimtare. Gjithashtu ai është përfshirë edhe në vrasjen e avokatit grek Jorgos Antonopoulos, me porosi të një personi të tretë për një çështje korruptive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vrasja ka qenë e mirëorganizuar sepse vrasësi posedonte edhe një thikë të improvizuar. Ai e ka qëlluar Bakon disa herë, duke i shkaktuar hemorragji të shumta. Thuajse të gjitha goditjet ishin në qafë dhe në kokë. Mediat fqinje pretendojnë se Bako është eliminuar për të mos u marrë në pyetje nga ana e hetuesve në lidhje me vrasjen e kryer. Ai pritej që të dilte përpara bankës së të akuzuarve. Nëse shqiptari do të fliste, atëherë telashet për bashkëpunëtorët dhe porositësit e vrasjes do të dilnin në sipërfaqe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?