“Nuk donte të fyhej, as të puthej”, Ali Ahmeti: Ja pse nuk vizitova Kumanovën!
Kreu i Partisë Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti ka folur për herë të parë për përplasjen e armatosur në Kumanovë. Ai ka deklaruar se i njihte disa prej pjesëtarëve të grupit të armatosur, prej vitit 2001, por tha se nuk mund ta kuptonte se si mundën këta njerëz të hyjnë e të rrezikojnë një lagje dhe të sakrifikojnë jetën e tyre.
Në një intervistë të dhënë për televizionin Alsat të Maqedonisë, ai u shpreh se nuk e dinte se cili ishte ideali i tyre.
Ahmeti tha se ishte informuar për çfarë po ndodhte në Kumanovë, përmes një telefonate dhe më pas ka negociuar për dorëzimin e Grupit të Armatosur. Ai hodhi dyshime për të arratisurin Sulejman Osmani, duke thënë se ai kishte qenë i arratisur në vitin 2001 nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare e tashmë gjendet në Kosovë.
Ndarja e Maqedonisë nuk është në interes të shqiptarëve, por zbatimi me përpikmëri i Marrëveshjes së Ohrit theksoi ai.
Pyetjes se përse nuk e vizitoi lagjen e Trimave në Kumanovë, pas konfliktit të armatosur, Ali Ahmeti u përgjigj, duke thënë se nuk ka dashur të dalë në publik, as të fyhet dhe as të puthet nga dikush.
KOHA JONË SONDAZH

