“Nuk e dimë ku është vatra e kuqe e përhapjes së koronavirusit”, Vokshi përsërit kërkesën e PD-së: Të bëhen më shumë teste
Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një intervistë për Fax News nënvizoi kërkesën se qeveria duhet të bëjë sa më shumë teste për koronavirusin.
Vetëm në këtë mënyrë deklaroi Vokshi do të kemi një pasqyrim më të qartë të situatës dhe personave të prekur nga COVID-19 në vend.
“Mendoj se qeveria po fsheh numrat e personave real të prekur, vihet re edhe ndërhyrja me shumë vonesë për sa i përket bërjes së tamponëve të qytetarëve që kerkojnë bërjen e tamponëve. Ka diçka që nuk shkon në strategjinë e qeverisë, kjo është arsyeja për të cilën bota po flet për mënyra efikase për përballimin e koronavirusit, qeveria nuk merr përbazë kërkesën e opozitës për të bërë testime në masë.
Testim, ndjekje, kurim. Strategjia e vetme që po ndiqet në pothuajse të gjitha vendet e botës, është testimi, testimi, testimi. Duhet të ndiqet çdo rast dhe kontaktet. Duke mos pasur asnjë ide dhe duke bërë testime të limituara, mendoj se qeveria dhe kryeministri janë arsyeja se pse nuk bëhen.
Ne nuk e dimë se ku janë zonat kuqe me koronavirus. Qeveria ka reaguar jo në kohën e duhur. Janë të evidentuara ratstet, kontaktete e tyre nuk janë testuar.”- tha Vokshi.
https://www.facebook.com/faxnews.all/videos/532192984155701/