“Nuk e kisha imagjinuar se do ta dorëzoja kaq shpejt qytetin”, Xhelal Mziu zbulon nëse do të rikandidojë sërish
Ish-kryebashkiaku i Kamëz, Xhelal Mziu i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, foli në lidhje me hapat e ndërmarra nga Partia Demokratike për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie.
Mziu tha se është shpresë plotë që ky proces do të kríjojë një përfaqësim të denjë të kandidatëve të PD-së.
Mziu po ashtu foli edhe për rikthimin e figurave të vjetra në PD, pas ftesës që ju bë Genc Rulit, ku ndër të tjera nënkuptoj se PD ka hapur derën edhe për Jozefina Topallin dhe Ridvan Boden.
“Jam shpresë plotë që ky proces sapo ka filluar do të afrojë veten e tyre që janë jashtë partie. Besoj se ka dhe komisione të tjera vlerësimi do të ketë një mundësi për t’i vlerësuar në bazë të kontributeve që ato kanë. Do të ketë një menu të përfaqësimit që do të jetë shumë konkuruese dhe agresive në zgjedhje.
Besoj siç është Ruli apo Mustafa janë raste për të impulsuar që është moment për t’u bërë pjesë e angazhimit para fushatës në fushatë dhe gjatë qeverisjes së 4 viteve kur të vijmë.”- tha Mziu.
I pyetur se siç është Kamza sot, 1 vit pasi është larguar nga detyra e kryetarit, Mziu tha se nuk e imagjinonte se do ta dorëzonte kaq shpejt qytetin.
“Nuk e kisha imagjinuar se do të dorëzoj kaq shpejt qytetin, politika e ka këtë pjesë. Imagjinoja që kryetari, do të kishte mundësi që të bënte shumë për qytetin e Kamzës. Mund të jepte mundësinë një sfide. Nuk e shoh në aspektin e konkurimit në raport me mua, por nuk shoh asgjë që ka përfituar nga pushteti vendor dhe ai qendror. Shume investime të planifikuar nga ne janë bllokuar. Në këtë kuptim nuk ndihem mirë që qytetarët e Kamzës ndodhen kaq keq. Unë nuk ka patur asnjëherë raporte personale, sepse nuk është banor i Kamzës. Nuk kam pasur marrëdhënie të tjera që ta njoh.”- tha Mziu.
Mziu po ashtu deklaroi se do të rikandidojë për postin e kryetarit të Bashkisë Kamzës.
“Së pari unë jam angazhuar maksimalisht që PD të marrë maksimumin e votave. Së dyti dua të jem pjesë kontributit në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të qytetit të Kamzës. Unë them ka shumë gjëra që mund të bëjmë.”- tha Mziu.