Nuk e mori pensionin për djalin prej vitesh, ish-bashkëshorti mohon atësinë: Është një gabim njerëzor
Një 41-vjeçare ka denoncuar në emisionin “Me zemër të hapur” ish-bashkëshortin e saj. Gruaja pretendon se prej vitesh nuk ka përfituar pension ushqimor, të cilin babai duhet t’ia jepte fëmijës, i cili sot është 13 vjeç. Burri dhe gruaja ishin njohur në një restorant, në pronësi të partnerit të saj, në vitin 2002, ku ajo ishte e punësuar.
Më pas çifti kishte vendosur të bashkëjetonte, por për shkak të kontradiktave dhe dhunës, Florentina, shtatëzënë, detyrohet të loargohet nga shtëpia. Ish-bashkëshorti i saj refuzoi atësinë e djalit, duke kërkuar me gjyq heqjen. Ndërkohë për shumë vite ai refuzoi t’i jepte edhe pensionin e fëmijës, pavarësisht të gjithave përpjekjeve të gruas në përmbarimin e Gjirokastrës.
Që nga viti 2017, ish-bashkëshorti i saj, ka nisur pagesat për djalin, edhe pse për shumë vite e refuzoi një gjë të tillë. Megjithatë, prej 5 vitesh, nga 2012-2017, gruaja nuk ka marrë asnjë kacidhe nga ish-bashkëshorti. Pas Gjirokastrës, dosja kaloi në përmbarimin e Sarandës, e cila ende nuk ka ekzekutuar vendimin.
Ajo tha:
Ia kam çuar fëmijën kur ishte 6-7 muajsh, më kishte thënë ta merrja dy ditë më parë në telefon. Ia dërgova në Sarandë, aty më doli një femër e mori djalin, mendova se do ma merrte, i thashë më jep djalin. Ajo i la një 10 mijë lekësh, unë e mora e hodha në tokë. Djalit nuk i flas kurrë keq për babain, pastaj më kërkonte të dilja për drekë, unë ai dhe djali. Vetëm frika nuk më la. Ai më kërkonte mua, jo djalin. I thoja merre djalin dhe dil. Një vit ka që paguan vetëm mujoret. Muajt e prapambetura te përmbaruesi tha nuk mbaj përgjegjësi. Deri në tetor më mbajte përmbaruesi me shpresa. I thashë do iki te emisioni “Me zemër të hapur”, më tha mos ik se e bëjnë për shoë, lajmërova përmbaruesin dhe ish-bashkëjetuesin.
Ndërkohë nga ana tjetër, ish-bashkëshorti në një lidhje telefonike, ka mohuar atësinë e fëmijës, dukeu shprehur se është fryt i një lidhjeje tjetër, që ajo kishte në atë kohë, me një pronar lavazhi. Ndër të tjera, ai e ka quajtur fëmijën një gabim njerëzor. Më tej ai ka shtuar se nuk ka marrë asnjë njoftim për të shkuar në gjykatë.
Ai u shpreh: Jo, e kam prishur biznesin. Ti më pyete unë t’u përgjigja për respekt të biznesit. Në rradhë të parë, nuk duhet të më dekonspirosh emrin tim në emision se unë jam baba me dy fëmijë.Me vendim gjykate, mua më është dhënë e drejta për të paguar detyrimet mujore. Ç’të thotë të gënjen, të siguroj që ajo gënjen. Kam një familje të mrekullueshme, ajo është një gabim njerëzor. Çfarë do ajo të më shkatërrojë mua familje. Ajo merr e shan 500 herë në telefon, më shan vajzën dhe djalin. Vi kur të duash të ballafaqohemi, problem është ajo që do të më shkatërrojë familjen. Çdo proces gjyqësor është bërë sikur unë jam jashtë shtetit. Është bërë një mashtrim, se mua nuk më ka ardhur asnjë njoftim që unë të shkoja në gjykata. Unë kam një rekurs që e kam vendosur në Gjykatën e Lartë. Nuk është fëmija im. Në atë moment ka patur një lidhje tjetër, me njërin që ka patur një lavazh dhe do ta mbulojë atë. Në respekt të emisionit unë t’u përgjigja më tutje e zgjidh drejtësia.
KOHA JONË SONDAZH

