”Nuk e përfill njeri”, Mediu-Ramës: I marrë që merr…

Kreu i Partisë Republikane dhe aleati historik i PD-së, Fatmir Mediu i ka kthyer përgjigje kreut të qeverisë Edi Rama, i cili nga Kukësi e thumboi duke thënë se nuk e përfill më njeri. Mediu thotë se Rama merr në gojë të gjithë Shqipërinë.

Postimi i plotë

Rama ky i marre qe mer ne goje gjithe Shqiperine me paska qare hallin se kush meret me Fatmir Mediun. Te mos shaje Rama me “diarene” e tij te perditshme, duhet te jesh ne reshtin e bandave apo rrjetit te tij te maskarrallikut. Une merem dhe bashkohem me ata shqiptare qe bene Shqiperine vend anetar te NATO-s dhe duan qe Shqiperia te behet vend anetare i BE, ku shqiptaret me vote te lire dhe jo bandat e krimit dhe korrupsionit nen urdhrat dhe komanden e Rames vendosin ke te shesin e te blejne, dhe e kane kthyer parlamentin dhe politiken ne pazar te gjese se gjalle. Po perseris edhe njehere nese Driteroj do ishte gjalle do ndryshonte poezine e tij dhe do thoshte. “Ne vendin tim ne vendin tend. Rama i cmendur te gjithe po i cmend”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?