Nuk është martuar askush prej 8 vitesh, fshati shqiptar me 30 familje, ja ç’po ndodh atje
Fshati Nasalë që gjendet në komunën e Gjilanit, po boshatiset çdo ditë e më shumë. Aktualisht aty kanë mbetur edhe 30 familje. Shumica e banorëve jetojnë në mërgim. Ndërsa, këta që kanë mbetur ankohen se janë lënë pas dore nga pushteti komunal.
Rrugët e fshatit nuk janë të asfaltuara, ndërsa banorët problemin më të madh e kanë me mungesën e ujit të pijshëm.
Para disa vitesh është hapur një pus për t’i furnizuar banorët me ujë, por uji ka dalë mineral dhe i nxehtë rreth 30 gradë celsius. Si pasojë e boshatisjes së fshatit, në shkollë janë vetëm 9 nxënës.
Banorët thonë se fshati do të mbetet pa banorë, sepse ka 8 vjet që askush nuk është martuar.