Nuk është turp reagimi i Presidentit, turp është heshtja juaj pasi ju dhunojnë çdo ditë dhe ju përbuzin si malokë, shpellarë dhe idiotë
Aktualitet Forum E Premte, 12 Mars 2021 19:05
Nga Helidon Pjetri*-
Turpi nuk shkon nga Presidenti

por nga NE.

Na e shëmben teatrin, na quajtët zaptues!

Na e shkatërruat arsimin , na quajtët ngelsa!

Na i prishet shtëpitë, na quajtët shpellarë!

Na e vratë Klodianin, na quajtët halabakë!

Na e mbytët Arditin , na quajtët këlyshë!

Na e vendosët traun, na quajtë të trashë!

Na e vodhët votën , na quajtët idiotë!

Na i larguat njerëzit , na quajtët tradhtarë!

Na e shitët detin, na quajtët opozitarë!

Na i mbyllët bizneset, na quajtët të papunë

Na e shkatërruat shendësinë, na quajtët të sëmurë mendorë!

Na e shkatërruat Tiranën, na quajtët malok!

E coptuat Shqipërinë duke na vrarë lirinë e dukë na quajtur ne fajtorë!

Asgjë nuk do harrohet, hakmarrja do jetë aq e ashpër po sa vuajtja!
Me 25- prill për referendum mbarë popullor

kundër padrejtësisë më të madhe në 30 – vite demokraci .
*Marrë nga faqja e autorit në Facebook