Nuk fituat Lotarinë Amerikane? Mos i humbisni shpresat, ambasada jep lajmin e mirë

U zhgënjyet pasi nuk rezultuat fitues të Lotarisë Amerikane, teksa patë se numri juaj nuk figuroi i përzgjedhur? Mos e humbi shpresën, mund të ndodhë që të jeni me fat, pasi ka ndodhur edhe më herët që dikush të jetë fitues edhe më pas.

Kësaj pyetje i jep përgjigje ambasada amerikane në faqen e saj në FB, teksa këshillon gjithë aplikuesit e interesuar, të kontrollojnë statusin, deri në datën 30 shtator.

Pyetja: Përshëndetje! #pyetannën Do të doja të dija nëse konkretisht ka pasur raste që njerëz të tjerë e kanë fituar lotarinë pas ditës së parë të publikimt dhe a mund të ndodh edhe këtë herë e njëjta gjë, që ne mund të fitojme në mujat apo ditët në vijim. Shumë faleminderit! do të doja një përgjigje sa më konkrete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pergjigja: Tek udhëzimet e lotarisë, që i gjeni tek https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/diversity-visa-sq/, citohet që ju duhet ta kontrolloni statusin tuaj nga 15 maji 2018 deri më 30 shtator 2019. Kontrolli i Statusit të tё Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2019, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni mё tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi. Nëse rezultoni të përzgjedhur, ju duhet të vazhdoni me plotësimin e formularit DS-260.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetje: Më falni që po ua bëj përsëri pyetjen a ka ndodhur më parë të fitoj dikush pas ditës së parë të aplikmit??

Pergjigje: Ka ndodhur para dy vitesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?