Nuk i binden Policisë/ Arrestohen 3 persona, njërit iu gjet lëndë narkotike dhe fara kanabisi në banesë

Janë arrestuar në flagrancë 3 persona si dhe 1 tjetër është proceduar penalisht në Korçë për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në fshatin Bulgarec, u konstatuan pa autorizim lëvizje shtetasit G. A., 35 vjeç dhe M. A., 34 vjeç, të cilët gjatë shoqërimit të tyre për në ambientet e Komisariatit, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Gjithashtu u konstatuan duke lëvizur jashtë fashës së lejuar, me mjetin tip “Benz” shtetasi L. J., 35 vjeç, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar mjetin dhe shtetasi M. Xh., 22 vjeç, pasagjer. “Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet dhe më pas në banesën e M. Xh., iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis si dhe fara kanabis, ku dyshohet se ky shtetas po përgatitej për t’i kultivuar”, njofton Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijon kontrolli i territorit, për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas si dhe 1 procedohet në gjendje të lirë.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në territor, nga  Njësia Operacionale e Rendit Publik në DVP Korçë, në fshatin Bulgarec, u konstatuan pa autorizim lëvizje shtetasit G. A., 35 vjeç dhe M. A., 34 vjeç, të cilët gjatë shoqërimit të tyre për në ambientet e Komisariatit, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Të dy këta shtetas u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu në aksin rrugor Podgorie-Korçë, u konstatuan duke lëvizur jashtë fashës së lejuar, me mjetin tip “Benz” shtetasi L. J., 35 vjeç, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar mjetin dhe shtetasi M. Xh., 22 vjeç, pasagjer. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet dhe më pas në banesën e M. Xh., iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis si dhe fara kanabis, ku dyshohet se ky shtetas po përgatitej për t’i kultivuar.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Xh., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L. J., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?