Nuk i dha paratë, shqiptari i vë zjarrin pronarit të hotelit në Greqi
Policia greke ka arrestuar një 20 vjeçar me origjinë nga Shqipëria me akuzën e vrasjes së një pronari hoteli në ishullin e famshëm Santorini, shkruan abcnews.al.
Mediat greke raportojnë se i riu shqiptar fillimisht goditi me një send të fortë pronarin e hotelit duke e shtrirë në tokë, më pas i hodhi vodka në trup duke i vënë zjarrin në fund.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se i riu shqiptar e goditi punëdhënësin grek për shkak se ky i fundit nuk i kishte paguar 200 euro, për të cilat i detyrohej.
69-vjeçari Nikos Halaris u gjet i pajetë, gjysmë i djegur disa minuta më pas në ambientet e hotelit.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë duke tmerruar Greqinë për mënyrën si ndodhi krimi, por verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë bëri që policia të shkojë tek autori i dyshuar i ngjarjes.