Nuk i dilte inati me ish-të fejuarën, vlonjati i hapte profile të rreme për t’i prishur imazhin

Një 27-vjeçar nga Vlora nuk e ka përjetuar aspak mirë ndarjen nga ish-e fejuara. Shtetasi S. K., 27 vjeç, banues në Vlorë, është ndaluar nga policia për shkak se ka përndjekur vajzën.

Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se 27-vjeçari, për motive të dobëta ka përndjekur ish-të fejuarën e tij dhe ka hapur adresa të rreme në rrjetet sociale, me qëllim prishjen e imazhit të saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit S.K për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?