Nuk i frenon aspak pandemia, 2232 azilkërkues drejt Shqipërisë

Megjithëse situata e pandemisë bllokoi kufijtë dhe kufizoi lëvizjet në të gjithë botën, një numër i madh kërkesash për azil janë drejtuar drejt Shqipërisë. Instituti i Statistikave raporton se gjatë vitit 2020, rezultojnë 2232 azilkërkues.

Kundrejt vitit 2019, është shënuar një rënie prej 66%. Duke parë kërkesat për azil sipas muajve, piku i aplikimeve shënohet në tremujorin e parë, të cilët përbëjnë 97,7% të azilkërkuesve gjithsej. Kjo është edhe periudha kur vendi nuk ishte futur ende në karantinë si pasojë e COVID-19.

Në muajt pasues, kërkesat për azil kanë qenë shumë të ulëta. Të dhënat e detajuara të Institutit të Statistikave tregojnë se pjesa dërrmuese e atyre që kërkojnë azil në Shqipëri janë me origjinë nga Siria dhe Iraku, të cilët zënë edhe 54,4% të totalit të azilkërkuesve. Ndërkohë që kërkesa të larta ka edhe nga Afganistani dhe Maroku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po të analizosh të dhënat sipas gjinisë, vihet re se pjesa dërrmuese, ose 75,6% e kërkesave për azil, janë nga meshkujt, ndërkohë që vetëm 501 aplikime janë nga femrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Azilkërkuesit integrohen në tregun e punës me vështirësi dhe kryesisht punësohen në sektorin informal, ose e thënë ndryshe, në të zezë, dhe në punë që refuzohen nga shqiptarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?