Nuk i jepnin portofolin dhe unazën e babait te Infektivi, vajza arrin ti marrë pas denoncimit në media

Familjarët e pacientëve me Covid vijojnë të ankohen për tërheqjen e sendeve personale të të afërmve të tyre.

Xhozepina Mumajesi mundi të tërheqë sendet e babait të saj nga Infektivi pas transferimit të tij te Covid 3 vetëm pas denoncimit të bërë në polici dhe media.

Bëhet fjalë për një portol me një shumë të caktuar monetare brenda dhe unazën.

“Erdha dje për ti marrë dhe nuk mi dhanë.Kur vi sot, atje thanë i ka marë e bija. Tani mi dhanë pas denoncimit në media dhe polici. Ishte portofoli me lekë dhe unaza. Sot në mëngjes më thanë nuk janë këtu, shko te Covid 3. Të Covid 3 më dhanë vetëm varësen, kurse këtu ishte portofoli dhe unaza. Shumën nuk e di. Babai mirë është, me oksigjen por.. E kanë çuar te Covid 3 nga këtu”. /Ora News

S'i jepnin portofolin dhe unazën e babait te Infektivi, vajza arrin ti marrë pas denoncimit në media

SHKARKO APP