Nuk i kishte deklaruar lekët në kufi, hasjanit i sekuestrojnë 21 mijë paund në Durrës
Një 49-vjeçar nga Hasi është proceduar në gjendje të lirë, nga shërbimet e policisë kufitare në Portin e Durrësit.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në furgonin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 21 mijë paund britanikë.
Shumën e parave, 49-vjeçari nuk e kishte deklaruar në kufi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë
Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në zbatim të masave shtesë, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. M., 49 vjeç, banues në Has, pasi më datë 27. 12. 2018, në hyrje, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip furgon janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 000 paund britanik të padeklaruara në kufi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

