Nuk i tha Kim përse mbështet ”non-gratën”? Koti-Shalsit: Tentove që të hapje çështjen e Berishës

Gjatë takimit të sotëm me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, deputeti i PS-së Eduard Shalsi, tha se kolegia e tij, deputetja e PD-së Sorina Koti nuk i tregoi ambasadores se përse e mbështet Sali Berishën, kur ai është shpallur ”non-grata” nga SHBA-ja.

Por në reagimin e saj, deputetja tha se në asnjë moment nuk është përmendur emri i Sali Berishës apo i problemeve brenda Partisë Demokratike. Po ashtu ajo thotë se përgjigjen e saj e ka dhënë pse është me grupin e Berishës.

”Dua të bëj me dije që takimi ka qenë institucional mes Komisionit të Ekonomisë dhe ambasadës amerikane dhe në asnjë moment nuk është përmendur emri i Berishës apo problemeve të brendshme në PD. Ka pasur tentativë nga Shalsi për të hapur çështjen e Berishës apo problemet tona të brendshme, por nuk ka gjetur një përgjigje qoftë nga ambasadorja apo unë. Është e pavërtetë që ambasadorja ka bërë pyetje e s’ka marrë përgjigje, por ka qenë tentativë e Shalsit për ta hequr vëmendjen nga problemet e ekonomisë duke e çuar tek Berisha”.

SHKARKO APP