Nuk i trashëgoi pronat, djali në bashkëpunim me gruan vrua nënën 92-vjeçe
Bukurije Aliko ka ndërruar jetë në 10 tetor në rrethana që ende nuk dihen , ndërsa djali Sheraf Aliko e ka raportuar ngjarjen si vdekje natyrale të të moshuarës.
Por dyshimet e njërit prej të afërmve ka vënë në lëvizje policinë për të hedhur dritë mbi ngjarjen e ndodhur. Gazeta “Panorama” shkruan se të afërmit e viktimës kanë fajësuar djalin dhe nusen për vdekjen e të moshuarës.
Ata deklarojnë se ngjarja ka ndodhur pasi e moshuara nuk i ka trashëguar tokat djalit të saj Sherafit.
“Kishin konflikte të shumta për shkak të trashëgimisë. Tokat në fshatin Zhulat ishin në emër të nënës së Sherafit. Bukurija ishte e ve dhe kishte firmën për pronat. Ajo ishte e fortë madje në verë punonte në fshat dhe në dimër rrinte në Gjirokastër. I biri e ka mbajtur vetëm për t`ja mbushur mendjen që t`ia linte me firmë pronat. Kur nuk ka pranuar e ëma ka nisur sherri ” , thonë të afërmit e viktimës.
Ata kanë shprehur dyshimet e tyre për mënyrën sesi ka ndohur ngjarja, pasi djali i shtëpisë e kishte bërë çdo gjë në fshehtësi.
Ndërkohë të afërmit e tjerë janë njoftuar në momnetet e fundit të përgatitjes së ceremonisë mortore.
Për këtë ngjarje janë arrestuar nga policia djali Sheraf Aliko , nusja Donika Aliko dhe mjekja me iniciale E.H, e cila kishte firmosur vdekjen e të moshuarës si një vdekje natyrale. Sot pritet që burrë e grua të dalin para trupës gjykuese dhe të njihen me akuzën
KOHA JONË SONDAZH

