Nuk ia doli koronavirusit, 21-vjeçari nga Durrësi ndërron jetë tek Infektivi
ISHP informoi për 7 të vdekur nga koronavirusi gjatë ditës së sotme, ku më i riu ishte një 21 vjeçar.
Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për një djalë për një të ri nga Durrësi, i cili kishte sëmundje të tjera shoqëruese.
V.Bici ishte konstatuar disa ditë më parë pozitiv me koronavirus, por sëmundjet shoqëruese dhe përkeqësimi i situatës bënë që mjekët të vendosnin për shtrimin e tij tek Infektivi.
Mësohet se i riu ishte rreth 160 kilogram dhe kishte edhe sëmundje të tjera, të cilat kanë rënduar gjendjen e tij.
21-vjeçari ishte i shtruar prej disa ditësh te Spitali Infektiv, por ka mundur të fitojë ndaj virusit.
Krahas 7 të vdekurve, gjatë ditës së sotme u raportuane dhe 673 raste të reja me koronavirus ku spikasin Tirana, Durrësi dhe Vlora.