Nuk iu bind urdhrave të policisë, arrestohet shoferi i dehur në Durrës

Një 46-vjeçar ka rënë në pranga teksa po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale I.P., banues në Durrës. Uniformat blu, pas marrjes së njoftimit nga salla operative se drejtuesi i një mjeti tip “Volkswagen” nuk i ishte bindur urdhrit të Policisë për ndalim, kanë konstatuar mjetin në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, ku përsëri ai nuk i është bindur urdhrit të Policisë.

Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe pas ndalimit të mjetit, në afërsi të Shënavlashit, u konstatua se shtetasi I. P. kishte konsumuar alkool në masën 0.64 mg/l.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?