Nuk iu bindën urdhrit dhe dolën me makinë, policia shoqëron 5 persona

Edhe pse që nga ora 6 e mëngjesit është ndaluar qarkullimi i makinave, pesë qytetarë nuk i janë bindur urdhrit.

Për këtë arsye policia e Durrësit i ka shoqëruar këtë qytetarë për shkak se nuk kanë zbatuar masën në kuadër të shmangies së përhapjes së koronavirusit.

Policia e Durrësit deklaron se do merren masa ndëshkuese për këdo që del me makinë.

Asnjë mjet privat nuk lejohet në rrugë veç ambulancave dhe makinave shtetërore. Policia iu ka bërë thirrje shoferëve mos dilni në rrugë.

SHKARKO APP