Nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, arrestohen dy të rinjtë që udhëtonin me makinë të vjedhur

Dy te rinj kane rene ne pranga, pasi nuk iu binden urdhrit te policise per te ndaluar pasi udhetonin me makine te vjedhur, nderkohe qe shoku i tyre ndodhet ne arrati. Burime nga policia bene me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve me inicialet A. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë ” dhe “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe K.Z., 24 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Nderkohe, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Sh. Xh., i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia.

Te rinjte akuzohen se me datë 20 duke udhëtuar me një mjet tip “Benz”, i dyshuar si i vjedhur në Tiranë më datë 25.06.2019, me targa të tjera të vjedhura në Shkodër, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për ndalim. Pas ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë braktisur mjetin dhe njëri prej tyre ka mundur të largohet.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të këtyre ngjarjeve:

Më datë 05.06.2019, në Fushë Krujë, dyshohen se kanë vjedhur mjetin tip “BMW”, në pronësi të shtetasit E. Ll.

Më datë 19.11.2019, në fshatin Derven, Krujë, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit Sh. D. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë ” dhe “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

SHKARKO APP