“Nuk janë prindërit e mi”, zbardhet dëshmia tronditëse e djalit që vrau nënën dhe babain

Në kushte të rënduar psikologjike dhe duke folur përçarët, 26-vjeçari Qemal Sela, ka qenë i bindur se nuk kishte vrarë dy prindërit e tij. Gazetari Enver Doçi ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e 26-vjeçarit, dhënë për policinë, pak pas krimit të rëndë që tronditi Peshkopinë dhe jo vetëm.

Mësohet se i riu vuante prej kohësh nga depresioni, ndërsa para se të deportohej nga Anglia kishte qenë i shtruar për 3 muaj në një spital të shëndetit mendor.

Pasi ishte kthyer mbrëmjen e djeshme në banesën e tij, pas një mungese të gjatë, pasi kishte 5 vite që jetonte si emigrantë ilegal në Angli, i riu kreu sot aktin makabër, duke vrarë Flamur dhe Zeqimete Selën. Fill pas krimit autori u arrestua nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendngjarja

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja tragjike e ndodhur mesditën e sotme në Peshkopi, ka tronditur qytetin dhe mbarë vendin. 26-vjeçari Qemal Sela, i cili vuante nga depresioni, ka marrë armën e zjarrit automatik dhe ka derdhur një karikator plumbash mbi babain dhe nënën e tij.

Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur arrestimin e 26-vjeçarit, duke parandaluar agravimin e mëtejshëm, pasi ai ka dalë në rrugët më armë në dorë fill pasi la të vdekur prindërit e tij.

Familja Sela banonte në katin e parë të një godine 4-katëshe në lagjen “Llixha”, të qytetit të Peshkopisë. Në pamjet e siguruara pas ngjarjes, duken shenjat që plumbat kanë lënë në muret e shtëpisë.

Në pragun e derës dallohen ende shenjat e gjakut.

Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, janë kujdesur për djalin e tyre pasi që vuante nga depresioni, pasi e depërtuan nga Anglia ku qëndroi për pesë vite.

Por ata nuk ia dolën në përpjekjet e tyre, pasi i biri mori armën dhe qëlloi mbi ta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?