“Nuk ju dal më para, nëse nuk mbaj premtimet”, Basha: Brenda 2 viteve mbyllim legalizimet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ishte i pranishëm në njësinë nr.11 në Tiranë ka përsëritur edhe një herë para qytetarëve se nëse vjen në pushtet dhe nëse nuk i bën realitet premtimet e bëra, nuk do të dalë më para qytetarëve për tu kërkuar votën.
Kryedemokrati më pas ka premtuar se brenda dy vitesh, qeveria e tij do të mbyllë procesin e legalizimeve. Madje u ka kërkuar falje qytetarëve që ky proces nuk është mbyllur më parë.
“Ta largojmë Edi Ramën dhe të sjellim ndryshimin. Zotimet tona, do bëjmë gjithçka për t’i bërë realitet. Nëse këto masa pas 4 vitesh nuk kanë arritur unë nuk vij t’ju kërkoj prapë votën. Po nuk e bëra mos dil më para qytetarit. Mos prisni katër vjet të tjera. Ne i bëmë detyrat keni ju detyrë .
“Ju përsëris ndjesën që se përmbyllëm ne procesin e legalizimit. Brenda dy viteve do mbyllim këtë proces. Do të marrim përsipër zgjidhjen e situatës. Dy vitet e ardhshme do të jenë përmbyllja e këtij procesi. Si ti ka dhe 200 e ca 300 mijë banesa të pa legalizuara. Mos harroni që ai tjetri i nxori te bulevardi i ri familjet në 3 të mëngjesit me gaz lotsjellës, brenda kishte dhe fëmijë 3 e 5 vjeç. Këtë mos e harroni.” tha Basha.