Nuk ju dhimbs, kapet i riu që dhunonte vazhdimisht të ëmën
Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale.
U arrestua në flagrancë O.B., 28 vjeç, pasi në menyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Gjithashtu u arrestuan:
•M.P., 31 vjeç, pasi në rrugën “Papa Gjon Pali”, është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l.
•S.L., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi fëmijen e mitur me iniciale A.S., 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
•V.M., 47 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit së policisë për të bërë testin e alkolit, pasi dyshohej se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.