Nuk ka dakordësi për fletën e votimit, PS preferon modelin e Kosovës

Ndryshe nga vitet e tjera, me 25 prill qytetarët do të votojnë për partitë politike ose koalicione si dhe për kandidatët. Fleta e votimit do të jetë më e komplikuar për votuesi dhe për këtë mazhoranca dhe opozita kanë menduar për modelin që sipas tyre është më i përshtatshëm për kushtet e Shqipërisë. Dhe kur flitet për pushtet, PS dhe PD ndahen në qëndrime.

Nga 5 modelet të cilat po shqyrtohen nga KQZ, PS preferon këtë fletë votimi, e cila ndahet në dy pjesë.

Lista e partive/koalicioneve në njërin krah dhe në gjysmën tjetër të fletës numrat të cilat përfaqësojnë kandidatët për një qark të caktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë model nëse një votues do të votojë X parti, atëherë automatikisht numrat i korrespondojnë këtij subjekti, të cilës votuesi i ka vendosur shenjen e preferencës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë mënyrë shmanget që fleta të bëhet e pavlefshme pasi është e pamundur që qytetarët të votojnë një parti dhe kandidatin e një partie tjetër.

Ndërsa PD kërkon që në fletën e votimit, poshtë emrit të partisë/koalicionit, të vendoset kandidati me emër dhe mbiemër.

Por në këtë fletë votimi ekziston mundësia që votuesi të zgjedhë partinë dhe kandidatin nga një tjetër subjekt, çka do ta bënte fletën e pavlefshme.

Por në të dyja raste apo në modelet e tjera që po shqyrtohen nga KQZ, do të vështirësohet numërimi, pasi përveç votës për partitë duhet të numërohen edhe votat për kandidatët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?