“Nuk ka forcë që na ndal”, Kërpaçi në Durrës: LSI partia e rinisë dhe njerëzve të thjeshtë
Gjatë takimit që zhvillua sot në Durrës me të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi u shpreh se LSI-ja është partia e rinisë dhe njerëzve të thjeshtë.
“Përshëndetje të gjithëve! Faleminderit të gjithë ekipit të LRI-së së Durrësit për energjinë, për entuziazmin, për vendosmërinë, që bashkë do t’ia kthejmë Durrësin rinisë, por mbi të gjitha mos harroni një gjë dhe thuajani të gjithë shokëve, familjeve tuaja, trokisni në çdo shtëpi: Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e rinisë, është partia e njerëzve të thjeshtë, është partia e fjalës së mbajtur dhe mbi të gjitha është partia që gjithmonë do t’iu gjendet në krah.
Forca më 25 prill për arsim cilësor, për punësim të mirëpaguar dhe mbi të gjitha për një shans të barabartë për të gjithë rininë. Jeni më të mirët. Faleminderit dhe të vazhdojmë punën çdo ditë në organizim, në terren, me energji dhe vizion. Sepse të mos harrojmë diçka, ne të gjithë bashkë si ekip mundemi të fitojmë dhe t’i mposhtim të gjithë. Nuk ka forcë që na ndal dhe na del përpara. Forca ekipi!”, u shpreh kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi.