Nuk ka gjyqtarë për çështjet – Nisin transferimet e përkohshme, por të magjistratëve me përvojën më të pakët

Në kushtet kur një pjesë e mirë e gjykatave në gjithë vendin po ndjejnë seriozisht mungesën e gjyqtarëve për shkak të shkarkimeve nga Vetting-u, Këshilli i Lartë Gjyqësor, po përdor çdo mënyrë të mundshme që vakancat të mbushen përmes transferimeve.

Në kushtet kur një seri gjykatash në gjithë vendin nuk plotësojnë dot trupat gjykuese as përmes delegimit të gjyqtarëve, KLGJ ka ndërmarrë disa ndryshime në në Rregulloren “Për kriteret dhe procedurën e transferimit  të  përkohshëm  të  gjyqtarit” për të mbuluar së paku çështjet emergjente. Këshilli përcakton mënyrat si do identifikohen gjykatat me ngarkesën më të ulët nga të cilat do të merren gjyqtarët, të cilët do të aplikojnë me dëshirën e tyre për të mbuluar në mënyrë të përkohshme një vakancë. Por problemi është se për transferimet e përkohshme do të shfrytëzohen gjyqtarët me më pak përvojë të gjykatave me më pak ngarkesë.

“Pas përcaktimit  të  gjykatës me ngarkesën më të ulët, duke mbajtur në konsideratë  edhe kërkesat e pikës 4, të nenit 4, të kësaj rregulloreje, Komisioni i Zhvillimit të Karrierës identifikon në atë  gjykatë  gjyqtarin me përvojën më të pakët, i cili përmbush njëkohësisht edhe kriteret për pozicionin që kërkohet për t’u transferuar përkohësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rastin e disa gjykatave me ngarkesë më të ulet sipas kësaj pike, Komisioni i Zhvillimit të Karrierës identifikon për secilën nga këto gjykata gjyqtarin me përvojën më të pakët, i cili përmbush njëkohësisht edhe kriteret për pozicionin që kërkohet për t’u transferuar përkohësisht”, thekson një prej pikave të udhëzimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?