“Nuk ka kohë për të humbur”, Soreca kërkon dialog mes partive për krizën

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka reaguar pas deklaratës së Këshillit Europian për shtyrjen në vjeshtë të vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në twitter, Soreca thotë se “Këshilli Europian ka rikonfirmuar sot angazhimin e tij për zgjerimin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Në pritje  të tetorit për një vendim të qartë dhe substancial nga Këshilli, Soreca thotë se është koha që të gjitha institucionet të vazhdojnë të përqëndrohen në procesin e reformave, në veçanti në reformën në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadori i BE-së kërkon rinisjen urgjent të dialogut mes palëve politike për të kapërcyer  krizën dhe  për të siguruar që Shqipëria mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në  BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk ka kohë për të humbur,” përfundon Soreca.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?