Nuk ka marrë azil? SPAK thotë se Llalla është ende në proces ekstradimi në Itali
A ka marrë Adriatik Llalla azil politik në Itali?
Avokati i ish-kreut të Prokurorisë, Adriatik Llalla deklaroi se klienti i tij kishte fituar të drejtën e azilit politik në Itali, por sipas SPAK-ut, në Itali vazhdojnë procedurat e ekstradimit dhe vendimi i Gjykatës së Apelit të Romës ishte për revokimin e masës së sigurisë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i tha BIRN se procesi i ekstradimit të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka një refuzim të kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.