Nuk ka më ilaçe, njerëzit drejtohen te shëruesit shpirtërorë

Kriza në Venezuelë ka bërë që në farmaci të ketë mungesë ilaçesh dhe për këtë arsye njerëzit kanë nisur të kërkojnë kura alternative.

Federata e Farmacive ka bërë të ditur se në farmaci dhe spitale ka vetëm 20% të ilaçeve të nevojshme për popullatën dhe opozita thekson se nga kjo gjë rrezikojnë jetën rreth 300 000 të sëmurë kronikë.

Gjithashtu, shumë qytetarë nuk arrijnë të përballojnë çmimet e larta të ilaçeve që janë në treg dhe janë “përplasur” te ata që quhen shtriganë. Njëri prej tyre, i vetëshpallur shërues shpirtëror, e ka oborrin përpara shtëpisë të mbushur me njerëz.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shkova në spital dhe nuk kishte asgjë aty. Nuk kanë ilaçe dhe ato që i kanë, janë shumë të shtrenjta. Çfarë të bëj?”, thotë për Daily Mail 77-vjeçarja Rosa Saez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shëruesi Rosales e shtrin pacientin në një shtrat, në dhomën e ndriçuar me qirinj, dhe tund disa gërshërë sipër trupit të të sëmurit. Ai thotë se bën rreth 200 seanca të tilla në javë.

Shumë pacientë kanë besim te metodat e shëruesit dhe njëri prej tyre thotë: “Më ka shëruar veshkat”.

Rosales konsultohet me pacientët, i ekzaminon me stetoskop dhe më pas jep diagnozën. Shpesh ai u jep atyre pocione me bazë bimësh dhe frutash: “E dimë të gjithë që ilaçet janë të nevojshme. Nuk jam kundër ilaçeve, por ilaçet e mia vijnë nga bimët. Është mënyra e vetme për të zëvendësuar ato ilaçe që mungojnë ose që njerëzit nuk i blejnë dot”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?