“Nuk ka një dështim, është vetëm një mashtrim”, Nishani nxjerr videon me Ramën: Radha e popullit të dënojë mashtruesin
Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk i cilëson dështime mospërmbushjen e premtimeve të PS-së dhe kryeministrit Edi Rama por mashtrime.
Në një postim në “Facebook”, Nishani nxjerr një pjesë të një interviste të kryeministrit Edi Rama në “Opinion”. Ai thotë se është radha e popullit të dënojë mashtruesin.
“Ka vetëm një pasaktësi këtu ?!
Nuk ka një dështim, Jo!
Është vetëm një mashtrim!
Mashtrim i rëndë ndaj një populli!
Mashtrimi dënohet!
Tashmë radha e popullit të dënojë mashtruesin!
#TëRingrenëShqipërinë ??”, shkruan Nishani.