Nuk ka “paqe” në Shkodër, shënohet një numër i lartë të infektuariash, mes tyre një polic dhe një infermiere
Aktualitet E Mërkurë, 15 Prill 2020 20:52
Nuk ka paqe ndaj COVID-19 në Shkodër.
Burimet bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 6 raste pozitive në Shkodër, ku një prej tyre, sipas burimeve, është punonjës i policisë në burgun e Reçit.
Nga të prekurit, një rast është infermiere në reanimacionin e Shkodrës, ndërkohë që rastet e tjera mendohet se janë nga familjarë të të prekurve të tjerë.
Burimi: Fax News