Nuk ka surpriza në Durrës, Edi Rama kryeson listën, ja kush është demokratja më e votuar
Në qarkun e Durrësit vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët.
Sipas të dhënave të KQZ deri në orën 14:21 janë numëruar 351 kuti nga 481 në total.
Në listën e Partisë Demokrate kryeson Andia Ulliri me 5412 vota, e ndjekur nga Ferdinant Xhaferaj me 3844 vota dhe Agron Duka me 3392 vota.
Deri tani asnjë kandidat nuk e ka kaluar herësin në listën e Partisë Demokrate.
Partia Demokratike
1 Edi Paloka 2977
2 Agron Duka 3392
3 Merita Bakiu 3032
4 Oerd Bylykbashi 2476
5 Ferdinant Xhaferaj 3844
6 Andia Ulliri 5412
Në listën e Partisë Socialiste e cila ka siguruar 8 mandate në Durrës, lista kryesohet nga Edi Rama me 10065 vota, i ndjekur nga Rrahman Rraja me 7475 vota dhe Lefter Koka me 6051 vota. Edhe në listën e Partisë Socialiste asnjë kandidat nuk e ka kaluar herësin.
Partia Socialiste
1 Milva Ekonomi 2278
2 Alban Xhelili 1517
3 Jurgis çyrbja 5561
4 Klodiana Spahiu 1706
5 Ilir Ndraxhi 3001
6 Rrahman Rraja 7475
7 Lefter Koka 6051
8 Edi Rama 10065