”Nuk kam humbur asnjë garë”, Xhaferri-Bashës: Duhet të japësh dorëheqjen
Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferri, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar i ka thënë Lulzim Bashës të japë dorëheqjen.
“Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, s’kam ambicie, por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD, por ti na ke fyer kur thua nuk kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar”, tha Xhaferri.
Basha sot në një deklaratë për mediat duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në 6 bashkitë tha se nuk kishte humbur asnjë garë, por është përballur me masakra zgjedhore.
KOHA JONË SONDAZH

