“Nuk kanë pse të gjuhen me gurë”, Minxhozi: Kritikat e Bushatit të mirëpriten
Analisti Skënder Minxhozi shprehet pro kritikave të artikuluara sot nga ish-ministri Ditmir Bushati sa i përket kontratës koncesionale në Porto Romano. Në “Real Story” në News24, Minxhozi tha se është i lumtur që në PS ka zëra ndryshe dhe se kritikat e Bushatit duhet të mirëpriten.
“Jam i lumtur që në PS ka zëra ndryshe. Me aq sa dëgjova Bushatin, kritika e tij nuk lidhej aq shumë me këtë votim të sotëm. Problemi i atyre që ka quajtur oligarkë, i ka përmendur më shumë se sa njëherë. Është kritik i hershëm i disa prej politikave ekonomike të qeverisë. Në momentin që nuk ishte më anëtar qeverie ka nisur të jetë dhe kritik. E kuptoj që opozita ku ndodhej nuk e lejonte por Bushati është një zë ndryshe. Unë jam realisht shumë i dëshiruar që të shoh një debat qoftë racional, por të ketë një debat të brendshëm në një forcë politike sepse kontinenti ku jetojmë ajo që kërkojmë t’i ngjajmë lëvizjet politike në Evropë mbajnë frymëzime të ndryshme. PS si partia më e madhe në këto 30 vite nuk ka pasur përherë këtë frymë diskutimi. Kritikat e Bushatit do ‘ti merrja me zbritje dhe do t’i vija në një kontekst më të gjerë të PS sot.
Mendoj se kanë lëvizur dhe Bushati dhe PS. Besoj që në vitin e 7-të është e pamundur që një forcë politike në pushtet të mos ketë gjëra për të diskutuar brenda vetes. Qeverisja krijon kosto, sjell probleme. I ka dhënë vetë zoti Balla një rezonancë më të madhe. Unë do të sugjeroja shumë modestisht, që kritika të tilla mund edhe të mirëpriten. Nuk kanë pse të gjuhen me gurë paragrafë të vegjël në një seancë parlamentare. Nuk është se zoti Bushati krijoi ndonjë ortek. ishte rasti të mos ishte një over reactions. Sot partitë politike shqiptare kanë nevojë për një mendim të brendshëm ndryshe. Vijmë në momentin më klasik ku mungon debati, përpilimi i listave. Aty duhet të ketë një prurje. Mungesa e diskutimit dhe debatit të brendshëm politik në forcat tona politike ka sjellë përgjumje, uniformitet”, deklaroi Minxhozi.