”Nuk kemi më gjykata popullore, por SKAP”, Sali Berisha: U shpalla non-grata, dhëndri im i burgosur politik

Sali Berisha nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar, akuzoi Ramën se ka shkatërruar demokracinë, pluralizmin dhe se ka rikthyer burgosjet politike të opozitës.

Më tej Berisha tha se nuk kemi më gjykata popullore, por kemi SKAP-in dhe gjykatat e partisë, grupet e strukturuara kriminale, brenda të cilave përdoren për t’i dhënë grushte armiqve në opozitë.

“Së bashku ia thyem ëndrrën me bashkëqeverisjes me pseudo pozitë. A kishim kosto ne për këtë? Po!, nga dita që unë refuzova bashkëqeverisjen me Ramën. Kjo u propozua nga kryekëshilltarët e Bashës unë u ktheva në një non-grata. Sot kam një dhëndër të burgosur politik. Ca i mbeti Ramës? tregoi së sytë e të gjithë botës se kush është ai”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?