Nuk kishin vendosur maskën, policia gjobit 725 qytetarë

Policia e Shtetit vijon kontrollet për respektimin e masave anti-covid. Në 24 orët e fundit autoritetet njoftojnë se janë ndëshkuar me gjobë 725 qytetarë që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Ata janë gjobitur në masën 3000 lekë, një shifër e cila do tu shtohet në faturën e energjisë elektrike.

Po në 24 orët e fundit, janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete. Pasi janë identifikuar në komisariat, ata janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit bën thirrje për mbajtjen e maskave në publik dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë nga ana e pronarëve të lokaleve.

SHKARKO APP