Nuk lejohet jeta e natës, Rakacolli: Jemi në alert për variantin ”Delta”
Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja, ku ora policore shkon në 24:00 dhe lejohen aktivitetet me 30% të publikut. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, teksa flet për variantin ”Delta” të Covid-19 që po shqetëson botën, jep lajm i mirë është se vaksinat mund ta parandalojnë.
”Varianti Delta është e mundur që të identifikohet nga ISHP, por përderisa është fillimi na duhet të jemi të sigurt dhe na duhet edhe nga laboratorët jashtë, deri tani nuk kemi të dyshuar për variantin Delta. ndryshimi me variantet e tjera është me infeksioz, Lajm i mirë është që vaksinat mund ta parandalojnë. Njerëzit duhet të vazhdojnë që të kenë në vëmendje vaksinimin, pasi është e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e virusit”,-thotë kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për ”Report Tv”.
Sa i takon thirrjes së vazhdueshme për zgjatjen e orarit të muzikës, një kërkesë e bërë nga operatorët e bareve dhe culb-eve, Rakacolli nënvizon se tashmë jemi një moment alerti sa i përket virusit ”Delta” dhe se nuk mund të mendojnë për një shtim të orarit të muzikës.
”Ne jemi në alert për Deltan dhe nuk mund të mendojmë për një shtim të orarit të muzikës për momentin. Nëse situata do të jetë e qëndrueshme çdo gjë mund të rivlerësohet. Masat ne nuk i kemi marrë kot”.