”Nuk lejoj një burrec të më ofendojë”, Zhupa nuk tërhiqet: Braçe e meritoi

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka folur jashtë sallës Kuvendit pas ndërprerjes së seancës plenare. Zhupa tha se e gjitha ishte një inskenim që ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu t’i shmangej interpelancës për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. ”O Erion t’u rrit boja, sa shumë m** të ha goja”, kështu iu drejtua Zhupa deputetit të PS-së, Erion Braçe, ndërsa në deklaratën për media tha se me ‘m’ iu referua shprehjes ‘mos të hajë shumë miza’.

“Ajo që ndodhi sot është skenim për të mos lejuar interpelancën, për të mos lejuar Manastirliun të fliste aty gëk-mëk sepse vetëm 5% e shkollave kanë lidhje interneti, pse shkollat tona janë kthyer në çerdhe krimi, s’kishte arsye për të thënë pse dalin pedagogët në Sky dhe për t’iu shmangur kriminalizmit të arsimit, krijuan inskenim që u indinjuan për fjalorin e përdorur ndaj Braçes.

Nuk lejoj asnjë burrë të më ofendojë, jo më burrec. Gjithçka që u tha në Kuvend është publike, i qëndroj fjalëve të mia, i qëndroj 100% asaj që thash dhe mbi të gjitha i qëndroj akuzave me fakte e prove për dështimin e kësaj mazhorance në arsim”, tha Zhupa.

SHKARKO APP