Nuk liruan ambientet. Bashkia Rrogozhinë padit KQZ e KZAZ

Çështja e KZAZ-ve shkon në Prokurori. Është Bashkia e Rrogozhinës ajo që ka paditur sot në prokurorinë e rrethit gjyqësor Kavajë, KZAZ-në nr 43 si dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Shkresa drejtuar organit të akuzës, është firmosur nga kryebashkiaku, i zgjedhuri i PDIU-së, Beqir Nuredini.

Në padi thuhet: Kallëzim i veprës penale ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim public’ si dhe ‘mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme të parashikuara nga nenet 248 dhe 325 dhe 251 të Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo padi ka ardhur sepse është konstatuar se pavarësisht kërkesës së Bashkisë për të liruar Pallatin e Kulturës nuk është zbatuar nga KQZ-ja dhe KZAZ-ja. Kërkesa e Bashkisë Rrogozhinë për të liruar ambientet bazohet në dekretin e Presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, në një sërë bashkish në vend është ndërhyrë me forcë për lirimin e ambienteve që përdoren si KZAZ. Gjatë protestave të zhvilluara para KZAZ-ve në Kamëz, Burrel, Berat, Gjirokastër, etj. ka patur konfrontime dhe policia e shtetit ka hedhur gaz lotsjellës.

Më poshtë padia penale e bashkisë Rrogozhinë për KZAZ-në nr. 43 dhe KQZ-në.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?