“Nuk luhet përdhunimesh”, marshim kundër abuzimit të të miturave

“Nuk luhet ”përdhunimesh’” është marshimi që do të mbahet sot në orën 10:00 kundër dhunës seksuale. Kjo është një nismë e iniciuar nga qytetarët shqiptarë, opinioni i të cilëve u trondit me ngjarjen e rëndë të 13-vjeçares nga Kavaja.

Në njoftimin e eventit theksohet qartë se ky marshim është i organizuar nga disa qytetarë me ndërgjegje dhe jo nga grupime apo parti politike.

“Marshojmë Heshtur, kundër dhunës seksuale,normalizimit të dhunës, duke e konsideruar lojë fëmijësh dhe kundër fajësimit të viktimës. Të gjithë bashkë kundër dhunës seksuale të Dielën në orën 10. Fillojmë marshimin nga Ministria e Arsimit (mblidhemi aty) dhe vazhdojmë drejt Drejtorisë së Policisë. A dhe që të jemi të qartë pas kësaj proteste qëndrojnë disa qytetarë me ndërgjegje, asnjë grupim apo parti politike. Ju presim”,-thuhet në thirrjen që i bëhet të gjithë qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?