”Nuk marrim pjesë në zgjedhjet e 6 marsit”, Mediu: S’do bëhemi pjesë e ndarjes së PD
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu një nga aleatët më të vjetër të PD-së, thotë se partia e tij nuk do të përfshihet për zgjedhjet e 6 marsit, ku në garë për 6 bashkitë janë kandidatë nga të dyja anët e PD-së.
”Kemi pasur diskutime me Komisionin e Rithemelimit, ajo çka unë kam parashtruar ishte nevoja për të dalë me një kandidat të vetëm dhe besoj se propozuam një formulë e cila ishte pozitive për të dalë me një kandidat të vetëm. Pati një lloj vlerësimi fillestar.
Unë u nisa nga fakti sepse Grupi për Rithemelimin e kishte propozuar ndryshimet statutore, ndërsa PD e kishte përcjellë tek ideja një anëtar-një votë. Po të njëjtën diskutim bëra edhe me Enkelejd Alibeaj në emrin e Bashës, por nuk pashë vullnet të bashkimit të dy pjesëve PD në këtë proces.
Është e vështirë që të fitosh një garë zgjedhore kur ti ke dy figura përballë dhe ndan votat. Kjo është në disfavor të opozitës. Ne nuk duam të bëhemi pjesë e ndarjes. Ne kemi qenë gjithë kohës që duhet të ketë një opozitë. Çdo tendencë për ta ndarë opozitën është në dëm të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve”,-tha në ”Ora News”.