“Nuk mbajtën frenat”! Nesër masa për dy shoferët e aksidentit me dy viktima

Dy shoferët e përfshirë në aksidentin tragjik në kryeqytet ku humbën jetën 2 këmbësor, pritet të njihen të dielën me verdiktin e gjykatës së Tiranës.

Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorëzim ekspertizën paraprake të shkaqeve të ngjarjes, ndërsa pritet që për Edmond Muratin ti kërkohet gjykatës masa 30 ditë heqje lirie, kohë në të cilën parashikohet të përfundojnë hetimet. Për Etjon Lazrin pritet të kërkohet burg pa afat.

Dy të pandehurit janë marrë në pyetje nga policia lidhur me rrethanat e aksidentit. Drejtuesi i automjetit ngjyrë gri Etjon Lazri ka pretenduar se ka tentuar të ndalojë por në atë moment nuk i kanë mbajtur frenat. Për këtë arsye është kërkuar dhe një kontroll i imtësishëm i kushteve teknike të dy automjeteve që u përfshinë në aksident.

Ndërsa drejtuesi i automjetit ngjyrë blu, Edmond Murati para uniformave blu ka deklaruar se përplasja ndodhi shumë shpejt ndërsa ka pretenduar se ka qenë në korsinë e duhur. Masa për dy të arrestuarit pritet të jetë e ndarë, ku shoferit Lazri mund ti komunikohet në ambientet e spitalit për shkak të dëmtimeve të marra nga aksidenti.

/Ora News

SHKARKO APP