”Nuk më bëri drekën”/ Vr*u kunatën pasi i tha ”kollovar”, burg të përjetshëm për Tefik Tashin

Tefik Tashi i cili vrau me sëpatë motrën e bashkëshortes, është dënuar me burgim të përjetshëm. Viktima ishte 44-vjeçarja Alma Qevani, motra e bashkëshortes së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në 17 maj 2023 në fshatin Kusarth, ku ajo u godit për vdekje nga kunati, i cili jetonte në shtëpinë e familjarëve të bashkëshortes.

Konflikti mes tyre nisi kur viktima e ofendoi me fjalën “kollovar”, pasi jetonte në shtëpinë e gruas së tij. Më pas, sikurse u raportua viktima nuk i bëri drekën dhe 55-vjeçari e ekzekutoi me sëpatë.

“E vrava se s’më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, tha në polici pas ngjarjes autori.

SHKARKO APP