“Nuk më lejuan të votoja për herë të parë”, denoncon 18- vjeçarja nga Shkodra

Një vajzë 18- vjeçare nga Shkodra, teksa i duhet të votonte për herë të parë në jetë, është ndeshur papritur me një fenomen të pakëndshëm.

Ingrid Paçrami  votuese për herë të parë denoncoi rastin se dikush tjetër votoi në vend të saj. Kjo ndodhi në qendrën e votimit 259/1 tek Teatri “Migjeni” ne Shkodër.

Rasti u denoncua edhe nga kryetari i PD-së në Shkodër, Ramiz Çoba.

Procesi në këtë qendër votimi për pak minuta u ndërpre, sepse pas verifikimit të kartës së identitetit të Ingridit, rezultoi se 18- vjeçarja nuk mund të votonte.

Nëse vajzës vërtet nuk ka votuar dhe i takonte të votonte, atëherë jemi para një skandali. 

SHKARKO APP