“Nuk mund të ndërtojmë si në Gjermani e Holandë!” Inxhinierët tërheqin vëmendjen për format e ndërtesave
Në Shqipëri duket se ka një handikap të madh me mënyrën sesi ndërtohet.
Ekspertët e fushës ngrenë problemin se jo vetëm mungon një kod ndërtimi i përditësuar për t’iu përshtatur nevojave të kohës, por edhe ashtu si është nuk respektohet
Marsel Baballëku dhe Ervin Paçi, pedagogë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit thonë për Rtv Ora se ndërtesat në Shqipëri, e posaçërisht në Tiranë projektohen gabim që te alfa e një godine, forma gjeometrike e saj.
Ervin Paçi: Ajo që duhet të theksohet pas një viti është çfarë kemi bërë që kjo të mos na ndohë më? Nuk kam informacion zyrtar por çfarë kemi parë mendoj se nuk po ecet shumë në mënyrën e duhur. Pjesa e vendosur në ligj nuk po zbatohet 100% e tillë, që ndërtesat e dëmtuara DS4 dhe DS5 duhet të shkojnë drejt këtij procesi.
Marsel Baballëku: Të zbatojmë në mënyrë rigoroze atë çka ligi parashikon. Për ndërtimet tërheq vëmendjen për një pikë, nuk mund të ndëtojmë në Shqipëri si në Holandë apo Gjermani që nuk ka tërmete. Që te parimi i formës gjeometrike të objekteve që është alfa.Po të shikosh në Tiranë ke shumë objekte në trajtë piramidale për të shfrytëzuar në ekstrem sipërfaqen, që këtu fillon dhe cënohet ose rritet cënueshmëria e objektit që në fund fare do të prodhojë…
Ervin Paçi: Edhe këto të rejat që po bëhen, i bëjnë në forma jo të duhura.