“Nuk mund të pranoj kurrë të jem pjesë e zyrës së PS-së së quajtur Parlament”
Kandidatja për deputete e LSI në qarkun Tiranë, Ana Azizaj tha se refuzonte të bëhej pjesë e një parlamenti, që ëshët kthyer në një zyrë të Partisë Socialiste. “ Nuk mund të pranoj kurrë të jem pjesë e zyrës së PS-së së quajtur Parlamenti shqiptar. Nuk mund të pranoj kurrë e asaj zyre që është aty me lekët e drogës që ka mbushur Shqipërinë. 400 mijë të rinj shqiptarë janë larguar. Ne nuk largohemi. Kemi vendosur të ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri. Shqipëria është shtëpia jonë. Rinia foli, sovrani sot vendosi: Rama ik!”, tha Ana Azizaj.
KOHA JONË SONDAZH

