Nuk ndalen abuzuesit: Arrestohet 66 vjeçari në Berat, ngacmoi seksualisht të miturin

Nuk kanë të ndalur abuzimet seksuale në vend.

Një 66-vjeçar u arrestua në Berat, pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur 16-vjeçar.

”Nga Specialistët e seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.O, 66 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 16 vjeçar”, informon policia.

Opinioni publik u trondit pas pas historisë së tmerrshme të bërë publike një ditë më parë (12 shtator), ku një 13-vjeçare në Pogradec ishte dhunuar e përdhunuar nga një 46-vjeçar në fshatin Vërdovë në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

SHKARKO APP