Nuk ndalen aksidentet në punë, punëtori rrëzohet nga skela e pallatit në ndërtim

Pas dy viktimave të një dite më parë, një tjetër aksident në punë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ku ka mbetur i plagosur një punëtor.

Policia njofton se në fshatin Tushemisht, shtetasi E. D., rreth 46 vjeç, banues në Pogradec, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se është rrëzuar nga skela.

Për pasojë ai ka marrë dëmtime trupore dhe do të dërgohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Ora News

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?